Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Informata rreth COVID-19

Informata rreth COVID-19

Simptomat:

Simptomat më të zakonshme të COVID-19 janë ethet, lodhja dhe kollë e thatë. Disa pacientë mund të kenë dhimbje dhe vuajtje, zënie të hundës, rrjedhje në hundë, dhimbje të fytit ose diarre. Këto simptoma janë zakonisht të buta dhe fillojnë gradualisht. Disa njerëz infektohen por nuk shfaqin ndonjë simptomë dhe nuk ndjehen keq. Shumica e njerëzve (rreth 80%) shërohen nga sëmundja pa pasur nevojë për trajtim të veçantë. Rreth 1 nga çdo 6 persona që marrin COVID-19 sëmuren rëndë dhe kanë vështirësi në frymëmarrje. Njerëzit e moshuar dhe ata me probleme mjekësore si presioni i lartë i gjakut, problemet e zemrës ose diabeti, kanë më shumë mundësi të marrin sëmundje serioze. Njerëzit me ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje duhet të kërkojnë kujdes mjekësor.

Masat për Parandalim

Ruajeni shëndetin tuaj dhe mbroni të tjerët duke bërë kështu:

  • Lani duart e juaja sa më shpesh - Pastroni rregullisht dhe tërësisht duart tuaja me një larës të bazuar në alkool ose lani ato me sapun dhe ujë. Pse? Larja e duarve me sapun dhe ujë, apo me larës të bazuar në alkool i vret virusiet të cilat mund të jenë në duart e juaja.
  • Mbani distancë nga të tjerët - Mbani sëpaku 1 metër distancë ndërmjet jush dhe personat që kolliten apo teshtijnë. Pse? Kur dikush kollitet ose teshtin, ata spërkatin pika të vogla të lëngshme nga hunda ose goja e tyre që mund të përmbajnë virus. Nëse jeni shumë afër, mund të merrni pikat me frymë, përfshirë virusin COVID-19 nëse personi që kollitet ka sëmundjen.
  • Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës - Pse? Duartë prekin shumë vende dhe mund të kapin viruse. Kur infektohen, duartë mund të transferojnë virusin tek sytë, hunda apo goja juaj. Prej aty, virusi hyn në trupin tuaj dhe mund të sëmureni.
  • Praktikoni higjienë të frymëmarrjes - Sigurohuni që ju dhe njerëzit përreth jush të ndiqni higjenë të mirë të frymëmarrjes. Kjo do të thotë të mbuloni gojën dhe hundën me bërryl ose faculeta kur kolliteni ose teshtini. Pastaj hidhni menjëherë faculetën e përdorur. Pse? Pikat e shpërndajnë virusin. Duke ndjekur higjienë të mirë të frymëmarrjes ju mbroni njerëzit rreth jush nga viruse të ndryshme, duke përfshirë COVID-19.
  • Nëse keni ethe, kollë, dhe vështirësi në frymëmarrje, kërkoni kujdes mjeksor sa më shpejtë - Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, kërkoni kujdes mjekësor dhe telefononi paraprakisht. Ndiqni udhëzimet e autoritetit tuaj lokal shëndetësor. Pse? Autoritetet qendrore dhe lokale do të kenë informacionin më të fundit mbi situatën në zonën tuaj. Thirrja paraprakisht do të lejojë ata t'ju drejtojnë sa më shpejt në institucionin e duhur shëndetësor. Kjo gjithashtu do t'ju mbrojë juve dhe do të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së viruseve dhe infeksioneve të tjera.

Lexoni më shumë në COVID-19 Macedonia dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Google+