COVID-19 Information

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rektori Bexheti mori pjesë në Konferencën e Dytë të Universiteteve Publike Shqiptare në Korçë

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, mori pjesë në Konferencën e Dytë të Universiteteve Publike Shqiptare, që u mbajt më 6-7 mars 2020, në Korçë, në Shqipëri.

Tema boshte e konferencës ishte “Universitetet Publike Shqiptare Përballë Sfidave të Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë” dhe këtë vit u organizua nga Universitetit i Korçës “Fan S. Noli”.

Në kuadër të temës boshte, rektori Bexheti prezantoi për temën “Drejtimi i universitetit publik: Autonomia, Strukturat dhe Gjithëpërfshirja”, ku tregoi edhe për përvojën e Universitetit të Evropës Juglindore.

Rektorët e universiteteve nënshkruan edhe Përkujtesën e Konferencës, në të cilën përfshihen vizioni dhe kërkesat e universiteteve përkatëse në një kohë transformimesh të shpejta sociale, ekonomike, politike, klimaterike dhe globale, si dhe në kushtet kur mjaft nga universitetet tona “kërcënohen” nga ulja e numrit të studentëve për shkak të lindshmërisë së ulët, emigracionit apo dhe nga faktorë të tjerë, në përmbushje të misionit të arsimit të lartë shqiptar.

Google+