Memorandumi u nënshkrua nga rektori i UEJL-së, Akademik. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Prof. Dr. Ylber Sela.
Qëllimi i Memorandumit është të iniciojë mbështetjen, realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore; mbështetjen dhe realizimin e veprimtarive të tjera shkencore (konferenca, seminare e botime në fusha me interes të dyanshëm, puna praktike e studentëve);, si dhe shkëmbimin e përvojës lidhur me menaxhimin institucional, në varësi të burimeve dhe potencialit të disponueshëm nga secili institucion.
Konferenca mbahet për nder të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.
