Ata biseduan për bashkëpunimin e deritashëm dhe për mundësitë e zgjerimit në sferën akademike dhe të këmbimit të stafit e studentëve ndërmjet UEJL-së dhe universiteteve Sllovene.
Nga të dy palët, marrëdhëniet e deritashme me institucionet e arsimit të lartë të Sllovenisë u cilësuan si mjaftë të mira në të gjitha aspektet. Ambasadori Jazbec dhe rektori Bexheti, gjithashtu biseduan për rrjedhat e përgjithshme dhe sfidat me të cilat ballafaqohet arsimi i lartë në Maqedoninë e Veriut dhe në Slloveni.
