Rektori, Akad. Prof. Dr. Adylmenaf Bexheti hapi aktivitetin duke prezantuar arritjet më të fundit të UEJL-së dhe Parkut Teknologjik në lidhje me ndërmarrësinë dhe punësimin.
Drejtori i Fondit - Jovan Despotovski deklaroi se përzgjedhja e UEJL si nikoqir për këtë ngjarje nuk është rastësi, pasi ky Universitet është një nga përkrahësit dhe kontribuesit më të mëdhenj të fuqizimit të ndërmarrësisë dhe krijimin e mentalitetit startup midis studentëve të tij.
