Në këtë ligjëratë studiuesi Mahmudi, hodhi një vështrim retrospektiv të ngritjes së inteligjencës biologjike përmes evolucionit dhe me përshpejtimin e përparimeve teknologjike u diskutua mundësia e ngritjes së inteligjencës artificiale. Në ligjëratë, gjithashtu u prezantuan disa nga të arriturat më të fundit në inteligjencën artificiale, si dhe u shqyrtuan disa skenarë të mundshme në të ardhmen e zhvillimit të njerëzimit dhe ndikimi i tyre në sistemet ekonomike dhe shoqërore.
Mentar Mahmuti, para se t’i bashkohet kompanisë Audi Ag, ka përfunduar studimet e doktoratës në EPFL në Lozanë, po ashtu është doktorantë edhe i Universitetit Kalifornia, kurse studimet deridiplomike i ka përfunduar në Universitetin Jacobs në Gjermani. Është autor i shumë punimeve shkencore për robotikën dhe inteligjencën artificiale.
