Ambasadorja Haneda tregoi për eksperiencën e universiteteve japoneze, posaçërisht në komponentin e bashkëpunimit me bizneset e sektorit privat. Në këtë aspekt, ajo u befasua nga qasja konceptuale e UEJL-së, në kushtet ballkanike.
Në takim, rektori Bexheti e inicioi mundësinë e bashkëpunimit në sferën e transferimit të përvojave të institucioneve të arsimit të lartë nga Lindja e Largët, në këtë rast nga Japonia, posaçërisht në sferën e TI-së dhe inovacioneve në kuptimin e zhvillimeve të kurikulave dhe programeve të reja në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
