Universiteti i Evropës Juglindore me keqardhje dhe pikëllim të thellë e mori lajmin për ndarjen nga jeta e ish-studentit të këtij Universiteti, Hajan Selmanit.
Në cilësinë e rektorit dhe në emër të gjithë stafit dua t’ia shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Hajanit, të cilët uroj të bëhen të fortë dhe ta tejkalojnë këtë humbje dhe pikëllim kaq të madh.
Universiteti i Evropes Juglindore, ishte i nderuar që në mesin e studentëve dhe Alumnit të tij kishte një profil kaq të sukseshsem, që për një kohë të shkurt dha shumë vlera, bile me përmasa globale.
Në analet e historikut dhe monografinë e zhvillimit të vet, Universiteti do të shënoj rezultatet impresive të Hajanit, si një ndër tregimet më të suksesshme për të krijuar model frymëzimi për të gjitha gjeneratat tjera.
U prehtë në paqe!
Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore
Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti