Memorandumi u nënshkrua, nga rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe rektori i Universitetit “Fan Noli”, Prof. Dr. Ali Jashari, në margjina të mbajtjes së trajnimit të stafit në këtë qytet.
Objektivi i këtij memorandumi është realizimi i këmbimit të stafit dhe studentëve, zhvillimi i hulumtimeve shkencore, këmbimit kulturor dhe promovimi i kapacitetit dypalësh në sferën e arsimit dhe hulumtimit shkencor për të dëshmuar ndikimin e tyre ndërkombëtar.
Memorandumi përqendrohet kryesisht në realizimin e projekteve të përbashkëta, realizimin e programeve të këmbimit të stafit dhe studentëve, bashkëpunimit në trajnimin dhe hulumtimin akademik dhe shqyrtimin e mundësive të krijimit të laboratorëve të përbashkëta.
Të dy palët, po ashtu u morën vesh që të nxisin dhe të krijojnë lehtësime për intershipe të studentëve në dyja institucionet.
