Vizita organizohet nga Qendra e Studimeve të Evropës Juglindore e Universitetit të Gracit (Centre for Southeast European Studies of Graz University).
Delegacioni u pritë nga prorektorja për Hulumtim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. esa Arifi, e cila i njoftoi me historikun dhe zhvillimin e UEJL-së, si dhe me rolin e këtij institucioni në zhvillimin e arsimit sipëror në Maqedoninë e Veriut. Po ashtu, ajo i njoftoi mysafirët edhe me rëndësinë që ka Marrëveshja Ohrit në zhvillimin e shtetit multietnik.
