Sipas koordinatores së kësaj konference, PhD asistentes Albana Metaj - Stojanova, të drejtë pjesëmarrjeje në këtë Konferencë me punimet e tyre shkencore kishin studentët e ciklit të dytë – master dhe të ciklit të tretë – PhD, të cilët hulumtimet e tyre i prezantuan të ndarë në tre sesione, varësisht nga lëmia e punimeve: sesionin penal, sesionin civil dhe sesionin kushtetues e ndërkombëtar.
Punimet e prezantuara në Konferencë, pas përfundimit të procesit të vlerësimit të tyre të dyfishtë nga profesorët e Fakultetit Juridik, do të botohen në Librin e Procedimeve të Konferencës.
Në këtë Konferencë morën pjesë studentë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, të cilët shkëmbyen dhe krahasuan eksperiencat e tyre shkencore në lëminë juridike.
