Ligjërues kryesor ishte dekani i Fakulteti të Biznesit dhe Ekonomisë, Prof. Dr. Izet Zeqiri, kurse morën pjesë përfaqësues të disa nga bizneset më të suksesshme nga Tetova, Shkupi, Gostivari dhe Struga.
Përfaqësuesit e kompanive dhe profesorët e UEJL-së zhvilluan një debat të frytshëm, ku u shpalosën problemet dhe sfidat konkrete të menaxhimit, me të cilat përballen bizneset në përditshmërinë e tyre.
Në këtë forum, po ashtu u prezantuan mundësit e trajnimeve që i ofron Qendra për Zhvillimin e Biznesit e UEJL-së.
