Takimi kishte karakter konsultativ për arsimin sipëror, me theks të veçantë optimizimin e cilësisë dhe krijimin e modeleve të qëndrueshme në financimin e arsimit të lartë. Posaçërisht, u diskutua modeli që Banka Botërore e dizajnon për financimin e arsimit të lartë.
Rektori Bexheti e falënderoi ministrin Ademi për përkrahjen e vazhdueshme që institucionet ia japin Universitetit, si dhe për avancimin e pozitës së Universitetit në entitet të posaçëm fiskal në buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Ne do të vazhdojmë të prodhojmë kuadro dhe rezultate cilësore e për pasojë institucionet, do vazhdojnë të na përkrahin”, tha Rektori Bexheti.
