Në këtë aktivitet morën pjesë një numër i madh i maturantëve të gjimnazit, kurse lidhur me temën ligjëroi, dekani i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, Prof. Dr. Izet Zeqiri.
Nxënësit, nëpërmjet pyetjeve shprehën interesimin e tyre për mënyrën e mësimdhënies dhe për mundësitë që universiteti u ofron studentëve për të shprehur kreativitetin dhe inovacionin gjatë studimit.
