Takimi ishte proaktiv dhe miqësor, ku u diskutuan çështje të ndryshme të sferës së arsimit, bashkëpunimit të ndërsjellë, për rolin e UEJL-së dhe ndikimin që ka në zhvillimet e përgjithshme në Maqedoni si dhe për mundësitë e lidhjes së marrëveshjeve me universitete, ku mund të kontribuohet në rritjen e cilësisë së mësimdhënies, trajnimit dhe shkëmbimit të stafit dhe studentëve.
Veç tjerash u shkëmbyen informata, eksperienca dhe udhëzime konkrete për veprime sa më të suksesshme dhe me impakt shoqëror të Universiteit.
