Në UEJL promovohet film dokumentar për veprën e Ndre Mjedës
8 tetor 2009
Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë në organizim të Katedrës së Gjuhës Shqipe të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit të martën (06.10.2009) u bë promovimi i filmit dokumentar "Andrra e jetes" , i bazuar në poemën me të njëjtin titull të shkrimtarit të njohur shqiptar Ndre Mjeda.
Fjalën e hapjes së promovimit e bëri dekani I I Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, Prof.dr. Vebi Bexheti, i cili foli për rëndësinë e këtij filmi dokumentar, i cili ndriçon opusin krijues dhe kombëtarë të Ndre Mjedës.
Filmi “Andrra e jetës”, jo vetëm për faktin se kjo ishte kryevepra e tij, por sepse ëndrra për jetën është edhe lajtmotivi i çdo njeriu, kështu tha producenti i realizimit të këtij filmi dokumentar, kushtuar poetit dhe gjuhëtarit, Dom Ndre Mjeda, Dom Nikë Ukgjini.
Për këtë film dokumentar folën edhe shefi i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Prof. dr. Hamit Xhaferi dhe përgjegjësi i bibliotekës universitare të UEJL, prof. Alajdin Demiri.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics