Studentët e përzgjedhur, do të qëndrojnë dy javë në Kinë, ku do të marrin pjesë në demonstrimin e të arriturave të fundit në TIK (Teknologjitë Informatike të Komunikimit). Ata do të jenë pjesë e punëtorive, ku do të takohen me drejtorët ekzekutiv dhe ekspertët e kompanisë Huawei. Ata, po ashtu, do të kenë mundësi të ndjekin orë të gjuhës kineze, pikturimit dhe kaligrafisë kineze.
Ndarja solemne e vauçerve për studentët, u bë sot (17 tetor 2018), në Shkup, në praninë e ministrit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës i Maqedonisë, Damjan Mançevski, ambasadores kineze në Maqedoni, Sh. S. Jin Lisjen dhe të drejtorit të “Huawei-t” për Maqedoninë, Marin Trinçev.
Përzgjedhja e studentëve është bërë në kuadër të programit “Huawei Seeds for the Future”, që ka për qëllim t’i nxisë vendet nga regjione të ndryshme të marrin pjesë në ndërtimin e shoqërisë digjitale. Programi është përkrahur nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
