Fjalim rasti mbajti prorektorja, Prof. dr. Besa Arifi, e cila i uroi studentët për zgjidhjen e bërë që të studiojnë në këtë universitet.
“Duke zgjedhur Universitetin tonë, keni zgjedhur stafin më profesional, institucionin e radhitur të dytin për hulumtime në Listën e Shangait, resurset më të pasura të bibliotekës dhe digjitalizimin, që ju mundëson qasje bashkëkohore ndaj hulumtimit”, tha mes tjerash prorektorja Arifi.
Shërbimet profesioniste të Universitetit i njoftuan studentët e rinj me procedurat e pajisjes me kartat e identifikimit studentor, përpilimin e orarit, përdorimin e rrjetit dhe mjeteve online të mësimit, siç është google-classroom dhe aplikacione të tjera. Studentët u njohën edhe me shërbimet kryesore të Universitetit si: shërbimin studentor, shërbimin e teknologjive informatike, bibliotekën, shërbimin e karrierës dhe me fakultetet, ku ata kanë zgjedhur të studiojnë.
