Si një vazhdimësi e nismës “ALUMNI për Universitetin dhe Universiteti për Alumnin”, ky takim u organizua me qëllim të potencimit të vlerave profesionale që ALUMNI-t e UEJL-së i posedojnë në rrafshin global si resurse të pashfrytëzuara, të cilët paraqesin potencialin më të madh të UEJL-së.
Blerim Emruli, ligjërues dhe hulumtues në shkencat kompjuterike në Universitetin e Malmo të Suedisë, shprehu falënderim për këtë nismë kaherë të nevojshme dhe gatishmërinë e bashkëpunimit në mes Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore të UEJL-së me Universitetin e Malmos.
Në këtë takim u nënvizua rëndësia e mbajtjes së kontakteve me ALUMNI-t e UEJL-së kudo në botë dhe thellimi i bashkëpunimit me ta si urë lidhëse e Universitetit me universitetet dhe me kompanitë ndërkombëtare.
