Në takim, u bisedua për tema të interesit të përbashkët në funksion të afirmimit të vlerave dhe standardeve evropiane në arsimin sipëror.
Ambasadori Jazbec, u shpreh se bashkëpunimi i UEJL dhe institucioneve sllovene të arsimit është në nivel shumë të lartë.
Rektori Bexheti, foli për prioritet e UEJL-së në periudhën që vjen, duke e vënë theksin në bashkëpunimin konkret me universitetet sllovene, në funksion të krijimit të programeve të përbashkëta studimore dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta arsimore.
