Qëllimi i këtij memorandumi mirëkuptimi (MM) është të krijojë një marrëdhënie bashkëpunimi ndërmjet Innotel dhe UEJL. Të dyja palët në këtë MM, i ndajnë qëllimet e zhvillimit të mundësive të bashkëpunimit për akademinë, industrinë dhe organizatat qeveritare brenda zhvillimit të softuerit për lidhje/komunikim për internetin e gjërave.
Po ashtu, memorandumi, do të konkretizohet me një marrëveshje reciproke sponsorizimi para fillimit të semestrit dimëror 2018, për studentët e magjistraturës në Universitetin e Evropës Juglindore.
