"Ky bashkëpunim definon qartë lehtësimet që u bëhen studentëve tanë për t'u punësuar në Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe organet tjera shtetërore. Me këtë i jepet një qasje ndryshe punësimit sepse përmirësohen kushtet jetësore edhe për vetë të diplomuarit. Me këtë dokument, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, motivon studentët e rinj të UEJL-së që të angazhohen për të arritur rezultate sa më të mira gjatë studimeve, në mënyrë që të kenë mundësi më të mëdha për punësim dhe për jetë më të mirë", deklaroi rektori Abazi.
Për zëvendëskryeministrin Ademi, nënshkrimi i këtij dokumenti është sinjali i parë për fillimin e një bashkëpunimi shumë më të frytshëm midis Qeverisë dhe UEJL-së. "E tërë kjo bëhet që të kemi një administratë të shëndoshë, profesionale, e cila është një ndër pikat kryesore për anëtarësimin e vendit në BE", thotë ai
Rektori i UEJL-së Alajdin Abazi, gjithashtu nënshkrimin e Memorandumit e ka vlerësuar si vazhdimësi e bashkëpunimit ndërinstitucional midis UEJL-së dhe Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe mundësitë më të mira per punësim.