Rektori Bexheti, delegacionin amerikan e njoftoi me rrjedhat aktuale në Universitetin e Evropës Juglindore dhe me mundësitë e përfshirjes së stafit tonë akademik në reformat e sistemit gjyqësor në vend.
Delegacioni amerikan po qëndron në Maqedoni, në kuadër të programit “SHBA-të për Maqedoninë”, i cili zbatohet nga Departamenti për marrëdhënie me jashtë i Ambasadës së SHBA-ve, në Maqedoni.
Gjatë qëndrimit në Maqedoni, delegacioni amerikan, do të takohet me të gjitha institucionet relevante të drejtësisë.
