Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Akademik Abdylmenaf Bexheti zgjidhet rektor i ri i UEJL

Akademik Abdylmenaf Bexheti zgjidhet rektor i ri i UEJL

Sot (8 qershor 2018), në një mbledhje të veçantë, me votim të fshehtë, Bordi i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), ia dha besimin Akademik Abdylmenaf Bexheti që në katër vitet e ardhshme ta drejtojë Universitetin. Rektori i ri, vjen në këtë detyrë pas përfundimit të mandatit të rektorit të dytë të UEJL, Prof. Dr. Zamir Dika, i cili dy mandate radhazi e udhëhoqi me sukses këtë institucion unik të arsimit të lartë në Maqedoni.

Rektori i ri u zgjodh me një shumicë të numrit të përgjithshëm të votave të anëtarëve të Bordit, ndërsa procedura zgjedhore u realizua në përputhje me Statutin e UEJL.

Duhet theksuar se konkursi për rektor të ri të UEJL ka qenë i hapur deri më 19 shkurt të këtij viti, duke përfshirë edhe disa kërkesa thelbësore për këtë pozitë: thirrje akademike - profesor ordinar të pranuar nga shteti, përvojë menaxheriale (sipas mundësisë të jetë fituar në universitet), entuziazëm për zhvillimin e misionit të dallueshëm të UEJL dhe duke u dhënë përparësi kandidatëve që i njohin gjuhët që përdoren në nivel të Universitetit si: gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze.

Bordi, në emër të gjithë stafit i uron suksese rektorit të ri!

Google+