Disa qindra maturantë nga shkollat e mesme nga Maqedonia, prindër dhe profesorë morën pjesë në këtë aktivitet, të cilët përveç ofertës akademike u njoftuan edhe me infrastrukturën, profesorët dhe kapacitetet tjera që ky universitet i posedon.
“Maturantët treguan interes të shtuar, e dëgjuan ofertën dhe u njoftuan me kapacitetet tona. Ne vazhdojmë të jemi brend i arsimit sipëror në Maqedoni dhe më gjerë”, tha rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika.
Në vitin e ri akademik planifikojmë të regjistrojmë rreth 800 studentë në studimet deridiplomike dhe 400 në studimet e magjistraturës. Këtë vit do të ofrojmë sërish studime të doktoraturës, ku interesi është jashtëzakonisht i madh, por ku do të jemi të detyruar edhe shumë nga të interesuarit t’i refuzojmë.
“UEJL vazhdon të ketë një koalicion të fuqishëm me bashkësinë ndërkombëtare dhe atë vendore, duke u përqendruar në ruajtjen e cilësisë së mësimdhënies dhe cilësinë e të diplomuarve që nxjerrë në tregun e punës. Kjo u garanton atyre një të ardhme të suksesshme dhe një karrierë të pasur”, tha mes tjerash rektori Dika.
Vlen të theksohet se këshilltari i rektorit, Doc. Dr. Demush Bajrami dhe drejtori i Shërbimit studentor, Abaz Selmani, iu përgjigjën derejtpërdrejt edhe pyetjeve të shumta të maturantëve rreth ofertës së programeve studentore dhe mundësive për bursa gjatë sesioneve prezantuese, ku vërehej një interesim i theksuar për të studiuar në UEJL.
“Dita e Hapur”, u shoqërua edhe me aktivitete të tjera përcjellëse, të cilat u realizuan nga studentët dhe stafi i fakulteteve, duke veçuar këtu aktivitetet kulturore, sportive dhe argëtuese.
