Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL dhe Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Në jubileun e 10 vjetorit te Pavarësisë së shtetit të Kosovës dhe në 48- vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot (15 shkurt 2018), në Prishtinë u nënshkrua memorandum bashkëpunimi midis këtij universiteti dhe Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL).

Rektori i UP, Prof. Dr. Marjan Dema dhe homologu i tij nga UEJL, Prof. Dr. Zamir Dika, nënvizuan se ky memorandum e thellon edhe mëtej bashkëpunimin midis këtyre dy institucioneve të rëndësishme të arsimit të lartë në fushën akademike dhe atë të kërkimit shkencor, në shkëmbimin e stafit dhe studenteve. Në këtë takim pune, rektori i UP-së shoqërohej nga prorektorja, Prof. Ass. Dr. Teuta Pustina - Krasniqi, ndërkaq rektori u UEJL-së shoqërohej nga prorektori, Prof. Dr. Blerim Reka dhe këshilltari ekzekutiv i tij, Prof. Ass. Dr. Demush Bajrami.

Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika, mori pjesë edhe në Ceremoninë e shënimit të këtij përvjetori, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Google+