Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Punëtori e përbashkët mes UEJL-së dhe Universitetit të Edukimit në Cug - Zvicër

Punëtori e përbashkët mes UEJL-së dhe Universitetit të Edukimit në Cug - Zvicër

Në kuadrin e bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit (FGJKK) të UEJL-së dhe Universitetit të Edukimit në Cug (PhZ) Zvicër, i cili filloi në vitin 2005, së bashku me programin e mobilitetit të studentëve, u zhvilluan edhe dy projekte mbi zhvillimin e autonomisë së studentëve. Në këtë drejtim, FGJKK organizoi punëtorinë e dytë mbi autonominë e studentëve në kampusin e UEJL-së në Shkup nga 9 deri më 10 shkurt 2018. Temat kryesore që u diskutuan në punëtori ishin rezultatet e instrumentit të vetëvlerësimit mbi autonominë e studentëve dhe zhvillimin e mëtejshëm të projektit hulumtues.

Profesorët e FGJKK që morën pjesë në punëtorinë ishin: Gëzim Xhaferi, Zeqir Kadriu, Brikena Xhaferi, Fatmire Veseli, Sali Jusufi dhe Arafat Shabani ndërsa pjesëmarrësit nga PhZ ishin: Sylvia Nadig, Christa Scherrer, Andrea Lustenberger dhe Sinja Ballmar.

Google+