Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Trajnim për përmirësimin e standardeve të performancës në UEJL

“Përmirësimi i standardeve të performancës në UEJL”, është tema bartëse e trajnimit të stafit akademik dhe administrativ të Universitetit të Evropës Juglindore, që gjatë javës së kaluar u mbajt në kampusin universitar në Tetovë, nën përkujdesjen e Zyrës për menaxhimin e cilësisë.

Në fjalën e saj të hapjes, këshilltarja ekzekutive për cilësi, Prof. Dr. Veronika Kareva, theksoi rëndësinë që ka ky trajnim për stafin akademik dhe administrativ, duke krijuar mundësi që të analizohet secili instrument i sigurimit të cilësisë dhe i identifikimit të fushave për përmirësim.
Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika, në prezantimin e tij lidhur me progresin universitetit, bëri një retrospektivë të aktiviteteve dhe hapat që janë ndërmarrë në drejtim të përparimit dhe ecjes së suksesshme të këtij institucioni, në kushte kur hapësira ligjore arsimore e Maqedonisë është mjaft konfuze.
“Universiteti ynë ka arritur të mbajë pozitën e liderit në rajon jo vetëm në trajtimin ndryshe të studentit, por edhe në promovimin e risive në mësimdhënie dhe në nxitjen e inovacionit shkencor dhe mendimit kritik të studentëve. Jemi në kohën e teknologjisë dhe në përditë po përshtatemi me këto ndryshime, gjithnjë duke përgatitur të diplomuar që do të sfidojnë tregun e punës”.
Kryetari i Bordit të UEJL-së, Prof. Dr. Denis Farington, hapi diskutim rreth Projektligjit për arsimin e lartë, duke i lënë hapësirë stafit që të shpalosë pikëpamjet e tij lidhur me dispozita të caktuara, me qëllim që të sigurohet një kornizë ligjore për të pasur një arsim të lartë cilësor të standardeve evropiane. Me këtë rast u dhanë edhe disa ide, të cilat mund të kontribuojnë në përmirësimin e tekstit të këtij ligji.
Temat kryesore që u trajtuan në trajnim ishin: “Përmirësimi i performancës bazuar në treguesit kyç”, “Promovimi i suksesshëm i ofertës akademike të UEJL”, “Rritja e botimit në Web of Science”, “Përmirësimi i mësimdhënies dhe të nxënit”, “Përmirësimi i prezencës së studentëve: rasti i FBE-së”, “Promovimi i metodës së të mësuarit - studentët në qendër: si të arrihet një mbështetje më cilësore akademike për studentët”, “Përmirësimi i cilësisë së studimeve të magjistraturës”, “Promovimi i dy ofertave të reja: krimi kibernetik dhe përgatitja për provimin e jurisprudencës”.
Në grupe të përziera, u prezantuan disa nga temat e trajtuara: “Profili hulumtues” - moderator Prof. Dr. Nasir Selimi, “Vlerësimi i studentëve” – Prof. Dr. Jaumin Ajdari, “Të arriturat e studentëve” – Doc. Dr. Hyrije Abazi, “Profili digjital” – Prof. Dr. Jusuf Zekiri dhe “Vëzhgimi i mësimdhënies” – Doc. Dr. Elena Spirovska, ndërkaq se si duhet të bëhet “Krijimi i kuizeve në Google Classroom”, u prezantua nga Burim Ismaili.
Sekretari i përgjithshëm, Dr. Xhevair Memedi, prezantoi “Standardet për shërbimet administrative -shqyrtimi i instrumenteve për matjen e kënaqësisë së klientit/shërbimit”.
Provosti (prorektori për hulumtime), Prof. Dr. Andrew Goodspead, paraqiti prezantimin lidhur me “Promovimin në thirrje akademike dhe hulumtim”.
Për “Përmirësimin e mësimnxënies dhe mësimdhënies”, prezantoi Prof. Dr. Lejla Abazi-Bexheti, ndërsa për “Përmirësimin e prezencës së studentëve: rasti i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë”, prezantoi, Prof. Dr. Izet Zeqiri.
Për “Performancën e bazuar në treguesit kyç të performancës (KPI)”, prezantoi prorektori për ndërmarrësi, Prof. Dr. Besnik Fetai.
Për hapat e ardhshëm që çojnë drejt “bërjes së dallimit përmes një promovimi të suksesshëm”, prezantoi këshilltari ekzekutiv, Doc. Dr. Demush Bajrami.
Diskutimet në grupe për aktivitetet promovuese të UEJL-së i moderuan: Doc. Dr. Xhemal Zenuni, Prof. Dr. Arafat Shabani, Doc. Dr. Agron Rrustemi, Doc. Dr. Sadri Aliji dhe Doc. Dr. Blerton Sinani.
Në temën e rritjes së botimit në ‘Web of Science’, në sesione sipas disiplinave, Gjuhë dhe Komunikim, Menaxhment, Ekonomi dhe Ndërmarrësi dhe Shkenca Kompjuterike, prezantuan, Prof. Dr. Bujar Hoxha, Prof. Dr. Veland Ramadani dhe Prof. Dr. Gjoko Stamenkov.
Në kuadër të sesioneve specifike të fakulteteve, u diskutuan disa tema të rëndësishme. Në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë nga dekani Prof. Dr. Izet Zeqiri, prodekani Doc. Dr. Sadri Aliji dhe Prof. Dr. Murat Sadiku u “shqyrtuan diskutimet dhe rekomandimet nga mbledhja e Ekipit të sigurimit të cilësisë”. Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit diskutoi lidhur me “përmirësimin cilësisë së studimeve të magjistraturës”, të prezantuar nga dekani, Prof. Dr. Gëzim Xhaferi. Në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Prof. Dr. Florije Shabani, prezantoi temën lidhur me atë se “çfarë mund të bëjë një i diplomuar në shkenca kompjuterike për të përmirësuar rezymenë e tij”.
Në Fakultetin e Administrimit Publik dhe Shkencave Politike u prezantua “promovimi i metodës së të mësuarit, studentët në qendër: si të arrihet një mbështetje më cilësore akademike për studentët”, nga dekani, Prof. Dr. Memet Memeti dhe prodekani, Doc. Dr. Agron Rrustemi.
Në Fakultetin e Drejtësisë, nga dekania, Doc. Dr. Emine Zendeli dhe Doc. Dr. Arta Selmani, u prezantua “promovimi i dy ofertave të reja: krimi kibernetik dhe përgatitja për provimin e jurisprudencës”, kurse dhe nga Qendra e Gjuhëve, prof. Emily Dawson prezantoi “të mësuarit bashkëpunues”. Në një sesion të veçantë u prezantua sistemi i ri i prokurimit nga Besnik Xheladini dhe Mentor Emini.
Vlen të theksohet se UEJL ka një qasje serioze sa i përket procedurave sistematike të sigurimit të cilësisë. Shumica e këtyre përmendurave janë të natyrës strategjike dhe akademike, por gjithashtu ato janë të lidhura edhe me fushën e menaxhimit dhe administratës.
Google+