Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Profesor Farrington: Nevojitet rishikim më themelor i qëllimeve të arsimit universitar për t’i përgatitur studentët për botën reale!

Kryetari i Bordit të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Prof. Dr. Dennis Farrington, në kuadër të fjalimit të tij, në 16 vjetorin e themelimit të Universitetit të Evropës Juglindorë (UEJL), solli një përvojë interesante ndërkombëtare lidhur me zhvillimin e arsimit të lartë në shtete të ndryshme.

Ai ka udhëtuar në një numër vendesh të ndryshme, ku ka dëgjuar përvojat rreth zhvillimeve në sferën e arsimit të lartë nga ministra, rektorë dhe profesorë të shquar, të cilët kanë bërë shumë mirë duke vlerësuar çështjet me të cilat ballafaqohen vendet e vogla evropiane si Maqedonia dhe Kosova, në sferën e arsimit.

“Nga përvoja ime, duke vazhduar për 24 vite punën me Këshillin e Evropës, gjatë dy viteve të fundit kam qenë i përfshirë në vende të tilla të ndryshme si Armeni, Andorë, Moldavi, Mali i Zi, Kosovë, Hungari dhe natyrisht këtu në Maqedoni, duke folur me njerëz nga 50 vendet e përfaqësuara në Komisionin e Venecias, Komisionin Evropian për Demokraci përmes Ligjit, në punën e tij për çështjen e vështirë dhe ende të pazgjidhur të Universitetit të Evropës Qendrore në Budapest”, thekson prof. Farrington. Sipas tij, është e qartë nga të gjitha këto biseda ka dy çështje kyçe për t'u debatuar në Maqedoni dhe Kosovë, pasi që të dy vendet shqyrtojnë strategjitë e tyre për arsimin e lartë dhe bazat ligjore, financiare dhe të sigurimit të cilësisë mbi të cilat është ndërtuar një sistem i suksesshëm. “Nëse nuk ka ndryshim, sigurisht, mund të jetë vetëm një çështje kohe para se të ndodhin ose të dyja këto dy gjëra: studentët më të mirë të largohen nga vendi për të studiuar, ose universitetet ndërkombëtare hapin vetë qendrat rajonale. Ajo që unë jam e sigurt që të gjithë ju doni të arrini është që studentët të mbeten në rajon, si gjatë dhe pas studimeve të tyre. Përndryshe, siç themi në gjuhën idiomatike, universitetet tona janë si gjelat e detit që votojnë për Krishtlindje (ose Falënderimet nëse jeni nga Shtetet e Bashkuara). Duke lënë mënjanë dallimet politike dhe duke u përqendruar në të ardhmen e pasurisë tuaj më të çmuar, fëmijët tuaj, është absolutisht e nevojshme të bëhet”, nënvizoi prof. Farrington.

Ai vlerëson se çështje parësore është marrëdhënia mes arsimit të lartë dhe botës së ndryshueshme të punës, e cila do të shohë shumë pozita pune klasike të eliminuara në vitet e ardhshme. “Ritmi i ndryshimit është i pabesueshëm i shpejtë. Për 50 vjet babai im si shumë burra të gjeneratës së tij vishej me kostum dhe kollare punonte në një zyrë që bënte llogaritje aritmetikë mendore: kur në vitin 1982 u pensionua ai u zëvendësua nga një i ri me flokë të gjatë dhe pantallona me ngjyra të ndezura duke përdorur kompjuterët e hershëm për të arritur të gjitha veprimet në minuta; tani të gjitha 50 vitet e përpjekjeve të tij mund të përsëriten në milisekonda nga robotët. Shumica e funksioneve administrative që përfshijnë njerëzit do të zhduken; shumë prej tyre tashmë janë zhdukur. Në javët e fundit qeveria ime ka cicëruar një udhëzues për çdo gjë që qytetarët tani mund të bëjnë nëpërmjet faqeve të internetit. Një nga më të fundit, ishte se si mund të merret një pasaportë, patentë shoferi ose dokumente të tjera të rëndësishme, ishte një cicërimë rreth vendit ku mund të gjenden rregullat për të shëtitur edhe një derrkuc përkëdhelës. Jo se unë kam shumë dobi nga këto rregullore, por dua që ta kuptoni qëllimin tim”, tha kryetari i Bordit të UEJL-së, prof. Farrington.

Ai, gjithashtu tha se tani universitetet duhet të përballen me kërkesat e botës reale. Disa nisma të vogla mund të merren brenda kornizave ekzistuese, siç janë programet e integruara të zhvilluara këtu nëpërmjet bujarisë së qeverisë gjermane. “Së paku ato i përgatisin studentët për botën reale siç është tani. Por, një rishikim më themelor i qëllimeve të arsimit universitar dhe se si duhet t’i pajisë të rinjtë për një jetë shumë të ndryshme nga ato të përjetuara nga prindërit dhe gjyshërit e tyre, të cilët unë jam i sigurt se nuk kalojnë shumë kohë duke shëtitur derrkucët, është absolutisht thelbësore”, vijoi midis tjerash, Prof. Dr. Dennis Farrington.

Google+