Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rektori Dika: I falënderoj SHBA, BE dhe OSBE per kontributin e madh ne ngritjen e UEJL-së

Përvoja jonë nga ky bashkëpunim i mrekullueshëm me bashkësinë ndërkombëtare dhe komunitetin lokal, mjedisi i hapur shumëkulturor dhe shumëgjuhësor që po kultivojmë, si dhe hapja ndaj të gjithë pjesëmarrëseve në inovacion dhe dije, na kanë shndërruar të gjithë ne – stafin akademik e administrativ të UEJL-së dhe studentët tanë në një komunitet intelektual vibrant të vlerave dhe standardeve të Hapësirës së përbashkët evropiane të arsimit të lartë me garanci se edhe në këto troje është e mundur të projektohet e ardhmja katërpikzero...

"Para gjashtëmbëdhjetë vitesh u ngrit edhe kjo Kështjellë e rëndësishme e arsimit të lartë në Maqedoni – Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL)", tha në fjalën e tij rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Zamir Dika, ne Ceremonine e pëvjetorit të këtij institucioni të arsimit të lartë në Maqedoni.

Sipas rektorit Dika, gjashtëmbëdhjetë vjet është një hark i shkurtër kohor për të prodhuar ngjarje të mëdha historike, por sipas tij, "në dimensionin ballkanik, suksesi i UEJL-së lidhet me parametra jo vetëm arsimor, por edhe social-politik e kulturologjik. Megjithatë, bashkëmoshatari ynë është procesi i Bolonjës - reforma më sublime e arsimit të lartë në Evropë; jemi tre vjet më të vjetër se Facebook-u; shtatë vjet më të vjetër se Iphone-i i parë; u rritëm në kohën e revolucionit teknologjik i cili mundësoi që globalizimi të arijë në nivele të paimagjinueshme – ku komunikimi, lëvizja por edhe tregu i lirë i tejkaluan kufijtë dhe kanë hapur një dimension të ri të fushëveprimit për universitetet", tha rektori Dika, i cili falënderoi faktorin ndërkombëtar, SHBA, BE dhe OSBE per kontributin e madh ne ngritjen e ketij universiteti model në Maqedoni dhe rajon. “Më vjen mirë që Bordi i universitetit, duke iu falënderuar, në veçanti përfaqësuesve ndërkombëtarë, ka vënë në qendër të strategjisë aspiratën për avancim të mësimdhënies, duke integruar mbështetjen e teknologjive të informacionit. Përvoja jonë nga ky bashkëpunim i mrekullueshëm me bashkësinë ndërkombëtare dhe komunitetin lokal, mjedisi i hapur shumëkulturor dhe shumëgjuhësor që po kultivojmë, si dhe hapja ndaj të gjithë pjesëmarrëseve në inovacion dhe dije, na kanë shndërruar të gjithë ne – stafin akademik e administrativ të UEJL-së dhe studentët tanë në një komunitet intelektual vibrant të vlerave dhe standardeve të Hapësirës së përbashkët evropiane të arsimit të lartë me garanci se edhe në këto troje është e mundur të projektohet e ardhmja katërpikzero...”, tha ndërmjet tjerash, rektori Dika.

Audiences iu drejtua edhe zëvendekryeministri i Maqedonisë, Hazbi Lika, i cilj e çmoi rëndēsinë dhe rolin e UEJL-së në sferën e arsimit të lartë në Maqedoni. “Në institucione të shtetit dhe në kompani tëndryshme private sot punojnë një shumë kuadro të dalluar të diplomuar në UEJL”, tha zëvendëskryeministri Lika.

Kryetari i Bordit të këtij Universiteti, Prof. Dr. Dennis Farrington, vuri ne pah rolin e veçante qé luan UEJL. "E kam informuar kryeministrin e ketij vendi se per mua i ka ardhur tolerimit te zgjidhjeve "ad hoc”. Mjaft më, 17 vjet, 'ad hoc' zgjidhje. Duhet të pranojmë se ky universitet është këtu për të qëndruar dhe ne tani duhet të përfshihemi në një strukturë të rishikuar të universiteteve të financuara nga fondet publike, në kuadrin e një marrëveshjeje të negociuar, e cila njeh koston e ofrimit të formave të reja të arsimit të lartë në disa gjuhë dhe përcakton një ekuilibër të pranueshëm mes financimit publik dhe pagesave të studentëve”. Ai, gjithashtu tha se është në dijeni të të gjithëve se ka pasur disa ide rreth kësaj dhe gjithçka mbetet e hapur për diskutim në një atmosferë bashkëpunimi dhe vullneti të mirë. “Ju sfidojë që deri në takim tonë të radhës pas një viti nga tani, ku do të keni bërë përparim të ndjeshëm drejt asaj reforme. Ju uroj gjithë të mirat, që siç themi ne në Mbretërinë e Bashkuar 'Të lumtur për të ndihmuar', sepse në të vërtetë kjo është përgjegjësia me të cilën ë gjithë ju iu detyroheni të rinjve tuaj”, përfundoi kryetari Bordit, Farrington.

Të pranishëm në këtë solemnitet ishin përfaqësues të korit diplomatik, rektorë universitetetsh nga Maqedonia, profesorë dhe studentë të UEJL-së, me çrsast u ndanë edhe disa mirënjoihje në shenjë respekti për kontributin e dhënë në avancimin e vlerave arsimore në UEJL. Kështu, u veçuan për merita në fushën e tyre të punës, Heather Henshow, Norbert Marks dhe Abdullah Islamogllu. I gjithë aktiviteti u përcoll edhe me një perforim të shkëlqyer muzikor.

Google+