Konferenca u organizua nga Instituti “Maks van der Shtul” i UEJL-së dhe Qendra Hulumtuese për Gjuhësi Areale e Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë.
Fjalim rasti mbajti provosti i UEJL-së, Prof. Dr. Endrju Godspid, i cili e veçoi karakterin shumëgjuhësor të Universitetit tonë.
“Themelimi i këtij universiteti në vitin 2001, paraqiste një zgjidhje elegante dhe kreative të e problemit gjuhësor të arsimit sipëror në Maqedoni. Universiteti ynë mbetet i përkushtuar në ruajtjen e karakterit multietnik, multigjuhësor dhe multikulturor, që përkon me temën e kësaj konference”, tha provosti Godspid.
Fjalim rasti mbajti edhe drejtori i Institutit “Maks va nder Shtul”, Prof. Dr. Veton Latifi, i cili tha se ndjehet krenar që sot ka tubuar disa nga emrat më të njohur të fushës së multikulturalizmit dhe gjuhës së kontaktit.
“Vetëm në këtë mënyrë mund të reflektojmë se studentët tanë, të cilët supozojmë se e zgjedhin universitetin tonë për tu regjistruar për shkak të cilësisë, reputacionit dhe pranisë ndërkombëtare në mësimdhënie dhe në stafin drejtues, por në të njëjtën kohë e zgjedhin atë edhe për shkak të konceptit multikulturor, si pjesë e rëndësishme edhe e misionit tonë”, tha në fjalimin e tij, Prof. Dr. Veton Latifi, drejtor i Institutit “Maks van der Shtul”.
Në emër të Qendrës Hulumtuese për Gjuhësinë Areale, konferencën e përshëndeti drejtori i saj Prof. Dr. Marjan Markoviq. Ai, tha se bashkëpunimi mes dy qendrave hulumtuese është konkret dhe sot po e shohim edhe në organizimin e kësaj konference. Prof. Markoviq i falënderoi të gjithë studiuesit për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë në këtë temë kaq të rëndësishme dhe aktuale.
“Temat shkencore sikurse kjo sot mbi multikulturalizmin dhe kontaktin gjuhësor paraqesin një interes të vecantë për ne si Ministri e arsimit dhe shkencës si dhe në përgjithësi si koalicion qeveritar, duke marrë parasysh para së gjithash relevancën e lartë shoqërore të kësaj çështje që reflekton realitetin tonë multikulturor të veçantë, me ç’rast arsimi i brezave të rinj në frymën e këtij realiteti mund të luaj një rol tejet pozitiv.”, tha Visar Ganiu, zëvendësministër i arsimit i Maqedonisë, i cili e shpalli të hapur këtë konferencë.
Fjalim rasti mbajti edhe Mr. Ninosllav Vasilijeviq, shef i Njësisë për Qeverisje Demokratike dhe Kohezionit Social të Misionit të OSBE-së në Shkup. Ai foli për rolin e organizatave ndërkombëtare në promovimin e multikulturalizmit.
Fjalimin kryesor të konferencës e mbajti gjuhëtari i njohur botëror, nga Universiteti i Çikagos, Prof. Dr. Viktor Fridman, i cili paraqiti aspekte shkencore të multikulturalizmnit dhe bilingualizmit. Nëpërmjet rasteve të studimit dhe hulumtimeve të kryera, Prof. Fridman, doli me konstatime se mësimi dhe përdorimi i më shumë gjuhëve është i dobishëm për njeriun si në aspektin praktik, ashtu edhe në aspektin e shëndetit. Nga hulumtimet e kryera ai prezantoi edhe konkluzionin se në funksionimin e shoqërive më i dobishëm është bilingualizmi sesa multilingualizmi. Ai sqaroi edhe dallimet mes multukulturalizmit dhe multilingualizmit.
Në ditën e dytë punimet e konferencës vazhduan në Shkup, ku u prezantuan punime shkencore dhe u mbajt tryezë e rrumbullakët për temën kryesore të konferencës.
U mbajt konferenca për multikulturalizmin dhe gjuhën e kontaktit
6 shtator 2017Studiues, profesorë dhe shkencëtarë të njohur evropian u tubuan në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë, më 31 gusht 2017, në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Multikulturalizmi dhe gjuha e kontaktit”, për të diskutuar tema të cilat e promovojnë këtë koncept dhe të arriturat në këtë drejtim.
Më shumë lajme
- UEJL – partner kyç i Kombeve të Bashkuara në platformën universitare SustainEd
- Konferenca për shtyp e fundvitit: Rektori Sadudin Ibraimi theksoi rritjen e qëndrueshme dhe vizionin e qartë të UEJL-së për të ardhmen
- Ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani, ligjëron në UEJL për diplomacinë shqiptare dhe integrimin evropian
- Ambasadorja e Izraelit e vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore
- Zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor të UEJL-së
- Përfaqësuesit e Shkollave Ndërkombëtare MAARIF në takim pune në UEJL
- Forumi ECONLIT 2025 u mbajt në UEJL - Shkup