Kryetari i Bordit të Universitetit, Prof. Dr. Denis Farington, në cilësinë e ekspertit të Këshillit të Evropës, mori pjesë në vizitën e Komisionit të Venedikut (Komisioni Evropian për Demokraci nëpërmjet Ligjit) në Hungari, nga 29 qershori deri 1 korrik. Delegacioni vlerësoi ndikimin e ndryshimeve të fundit të Ligjit të Arsimit të Lartë të Hungarisë te institucionet ndërkombëtare arsimore, që veprojnë në Hungari, duke përfshirë edhe Universitetin e Evropës Qendrore (UEQ), për të cilin pati disa polemika ndërkombëtare. Raportin paraprak Komisioni pritet që ta publikoj në gusht të këtij viti. Sipas Prof. Dr. Faringtonit, mësimet nga ky raport do të jenë të rëndësishme, pasi që e ndihmojmë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në reformimin e Ligjin të arsimit të lartë të këtij vendi.
Prof. Dr. Dennis Farrington vlerësoi ndikimin e ndryshimeve të fundit në Ligjin e Arsimit të Lartë të Hungarisë
3 korrik 2017Prof. Dr. Dennis Farrington vlerësoi ndikimin e ndryshimeve të fundit në Ligjin e Arsimit të Lartë të Hungarisë
Më shumë lajme
- UEJL shënon 25-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne dhe nderon akademik Abdylmenaf Bexhetin me titullin „Doctor Honoris Causa“
- ChallengeEU organizon fushatë ndërgjegjësuese për shëndetin mendor në kuadër të 25-vjetorit të UEJL-së
- Fakulteti i Drejtësisë i UEJL-së organizon Konferencën e VII Ndërkombëtare Shkencore në Shkencat Juridike – ISCLS ’26
- UEJL shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Prof. Sulo Hadërit
- UEJL dhe Instituti i Kontabilistëve të Autorizuar të Maqedonisë së Veriut nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi me UEJL-në
- UEJL dhe MAPAS nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për avancimin e edukimit financiar dhe praktikës profesionale
- Ambasadorja e Holandës në RMV, Ozlem Canel, ligjëroi në UEJL me temë “Çfarë ardhmërie dëshironi?”