Gjatë muajit prill dhe maj, Kampusi i UEJL-së në Shkup, ishte nikoqir i garës rajonale dhe në nivel shteti për shqiptuesit më të mirë germë për germe të fjalëve në gjuhën angleze. 21 shqiptues të talentuar nga e gjithë Maqedonia morën çmime nga ambasadori Amerikan, Shkëlqesia e Tij, Jess Baily. Gara e këtij viti ishte veçanërisht sfiduese me më shumë se 4.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, që morën pjesë në faza dhe kategori të ndryshme.
Besa Bytyqi, drejtoreshë e Qendrës së Gjuhëve dhe koordinator i ngjarjes iu ndau dhurata fituesve dhe po ashtu pranoi një Mirënjohjeje në emër të UEJL-së. Ambasadori amerikan, Shkëlqesia e Tij, z. Jess Baily dhe drejtori i Korpusit të Paqes në Maqedoni, Mark Hannafin shprehën kënaqësinë e tyre për garën dhe e falënderuan Universitetin e Evropës Juglindore për mbështetjen dhe kontributin e dhënë deri në përfundimin e garës.
