Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Klubi i bjeshkatarëve të UEJL “pushton” Мalin Ararat

Në një ekspeditë alpinizmi në Turqi, e cila zgjati nga 26 gusht deri më 3 shtator 2009, dy pjesëtarët e Klubit “SEE University-Alpine” dhe të Federatës së Bjeshkatarëve të Maqedonisë, Artan Luma dhe Memet Memeti edhe përkundër motit të keq me sukses u ngjitën në majat më të larta të malit turk, Ararat (5137 metra lartësi mbidetare).

Kjo ngjitje deri në majë të malit, padyshim që, siç u shprehën edhe vetë pjesëmarrësit, përbën suksesin më të madh të këtij klubi nga themelimi e deri më tani.

Мali Ararat përbën majën më të lartë në Lindjen e Mesme, që ndodhet në Turqinë verilindore, në një largësi 16 km në perëndim të Iranit dhe 32 km në jug të Armenisë.

Ararat është një stratovullkan i formuar nga përrenjtë e lavës dhe shkëmbinjtë e zjarrtë. Poshtu, nga ky mal në korrik të vitit 1840, shpërtheu një tërmet i madh me epiqendër në afërsi të Ahorës. Ndryshe, turqit, këtë mal, e quajnë si Agri Dagi (mali i dhembjes), kurse për kurdët ky është mali i zjarrit.

Duhet nënvizuar se kjo ngjitje që i është kushtuar njërit prej themeluesve tashmë të ndjerë, Xhengis Beqirit, është realizuar falë përkrahjes së Universitetit të Evropës Juglindore dhe EVN- Maqedonia

Google+