Studentët ndërkombëtarë e kanë zgjedhur UEJL-në për të ndjekur studimet e tyre, në kuadër të programit për këmbim studentor të BE-së, “Erasmus plus”, që mundëson lëvizshmërinë e studentëve në universitetet partnere evropiane.
Studentet Lea Frisho, Agat dë la Rusëri,nga Franca dhe Elena Ruzhiç e Zvonimir Jardas, nga Kroacia, do ta kalojnë semestrin veror të vitit akademik 2015/16, në Fakultetin e Administrimit Publik dhe Shkencave Politike, ndërsa studentja suedeze Viktoria Knutson, do ta kalojë semestrin veror të vitit akademik 2015/16 dhe semestrin dimëror të vitit akademik 2016/17, në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë.
Në kuadër të programit “Erasmus plus” deri më tani rreth 80 studentë të UEJL-së kanë kryer nga një semestër në universitete prestigjioze në Evropë, si në Universitetin e Bambergut, Lundit, Vjenës, Lubjanës dhe universitete të tjera.
