Studentët e komunikimit ndërkombëtar vizituan Qendrën Memoriale të Holokaustit për Hebrenjët në Shkup. Pasiqë ata kishin mundësinë të ndjekin ekspozitën për hebrenjët gjatë Luftës së Dztë Botërore, ata poashtu kishin mundësinë edhe që të diskutojnë me personelin e Muzeut të Holokaustit lidhur me përshtypjet dhe reflektimet e tyre mbi rëndësinë e komunikimit ndërkulturor dhe respektin reciprok gjatë komunikimit ndërkombëtar.
Studentët e komunikimit ndërkombëtar ndjekën një sesion punëtorie me drejtorin e Qendrës Memoriale të Holokaustit për Hebrenjët në Shkup, z. Goran Sadikarijo, i cili e cmoi lartë interesin e studentëve të komunikimit ndërkombëtar për cështje lidhur me marrëdheniet ndrëkombëtare dhe komunikimin ndërkulturor.
Ky aktivitet i studentëve ishte pjesë e mësimit klinik për studentër deri-diplomik të vitit të parë, të dyte dhe të tretë, të cilët studjojnë programin “Komunikimi ndërkombëtar” në Shkup.
