Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ligjërues nga UEJL trajnohen në University of Oregon - American English Institute

Ligjërues nga UEJL trajnohen në University of Oregon - American English Institute

Tre ligjërues të Qendrës së Gjuhëve të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Kujtim Ramadani, Basri Saliu dhe Rufat Osmani nga data 28.09.2015 deri më 02.11.2015, morën pjesë në trajnimin profesional intensiv online pesë-javor të ofruar nga University of Oregon - American English Institute, në përkrahje të Departamenti Amerikan i Shtetit, me titull: “Shaping the Way We Teach English: The Landscape of English Language Teaching”.

Kjo flet se stafi i UEJL është i përkushtuar në punën e tij rreth përvetësimit të metodave dhe qasjeve bashkëkohore në mësimdhënie dhe të nxënit që ofrohen nga institucione të njohura ndërkombëtare.

Google+