Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL kremtoi 14 vjetorin e themelimit

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), ka shënuar të premten (20 nëntor 2015), 14 vjetorin e themelimit.

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), ka shënuar të premten (20 nëntor 2015), 14 vjetorin e themelimit të tij në praninë e rektorëve të universiteteve mike, ministrit të Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, ministrit të Drejtësisë së Maqedonisë, Adnan Jashari , kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, përfaqësuesve të biznesit, kreut të Misionit të OSBE-së, Nina Suomalainen, ambasadores së Francës Laurence AUER, studentëve dhe shumë mysafirë të tjerë.

Në kuadër të shënimit të këtij jubileu u mbajt edhe ceremonia e ndarjes së titullit Anëtarë Nderi, Prof. Dr. Michel Bourse, për kontributin e tij në ngritjen e cilësisë në Universitet.

Kryetari i Bordit të Universiteti të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Dennis Farrington, foli për rëndësinë e kësaj dite për Universitetin.

“Ne jemi ajo që Max van der Stoel, tha se duhet të jemi: të hapur për të gjithë dhe largpamës. Ne jemi të i identifikuar në Ligjin për Arsimin e Lartë si një universitet privat-publik jo-fitimprurëse, dhe kërkesa Max van der Stoel për financimin qeveritar, e bërë për herë të parë në vitin 2002, vitin e kaluar mori përgjigje pozitive dhe ky reagim ishte shumë i mirëpritur”, Prof. Dr. Dennis Farrington, kryetar i Bordit.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, ne fjalimin e tij, tha se Universiteti i Evropës Juglindore, paraqet një institucion me interes publik për shtetin, mbi bazën e kritereve dhe standardeve të cilësisë, pavarësisht nga statusi pronësor i tij privat-publik jofitimprurës.

“Mbështetja financiare është shenjë se Qeveria dhe MASH e vlerësojnë punën dhe vizionin që ka ky Universitet në ngritjen e standardeve dhe unë e shpreh përkrahjen time të pa rezervë për optimizmin e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë.”, tha ministri Ademi.

“Ashtu siç jemi të kënaqur, duke e pare Universitetin të zhvillohet dhe zgjerohet në kryeqytet, ashtu jemi të kënaqur edhe me programet studimore të cilësisë së lartë dhe me të qenit institucion gjithëpërfshirës dhe tërheqës për të gjitha bashkësitë, por duke ruajtur modelin unik të vetë institucionit.”, shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, Nina Suomalainen.

Zëvendës-rektori dhe prorektori për hulumtim i UEJL-së, Endrju Godspid, gjatë prezantimit të kandidatit për anëtarë nderi, mes tjerash tha: “Për ne, prof. Misheli, është francezi në kampus, koha e drekës me të është një "domosdoshmëri", gjithmonë i gatshëm për diskutime të pafundme dhe gjithmonë i gatshëm për të bërë çdo gjë të mundshme me pozitivitetin e tij. Një njeri, i cili me plot përkushtim me makinën e tij bëri rrugë për intervistën e tij në vitin 2001, duke u nisur nga Franca, por u kthye diku në ish-Jugosllavi për shkaqe sigurie. Duke vënë re në hartë një rrugë malore nga Elbasani për në Korçë përmes Gramshit, ai pa hezitim vendosi të shkojë kësaj rruge. Ai është padyshim një njeri me botën e tij të gjerë në shumë aspekte, një pjesëmarrës në protestat e vitit 1968 dhe një njeri që kurrë nuk ka lidhur kravatë.”

Laureati i titullit anëtar nderi, Mishel Burs, në fjalimin e tij u shpreh shumë i nderuar me këtë titull.

“Stafi dhe studentët mund të jetë krenar për të qenë pjesë të UEJL-së dhe duhet të ndjehen të lumtur për të qenë pjesë e këtij projekti të madh. Unë vendosmërisht besoj se institucioni UEJL ka arritur kaq shumë në kaq shumë çështje. Unë bindur se pavarësisht nga problemet UEJL projekt është një projekt i shkëlqyer dhe i suksesshëm.”, theksoi në fjalimin e tij Prof. Dr. Mishel Burs.

Për pjesën artistike të ceremonisë u përkujdes korri i Tetovës dhe kuarteti nga Shkupi.

Google+