Komiteti i Bordit të Universitetit, pranoi rekomandimet e Senatit të Universitetit, për zgjedhjen e Prof. inord. Dr. Ismail Zejneli në thirrjen mësimore-shkencore profesor ordinar, në lëndët nga lëmi i së Drejtës penale dhe Prof. inord. Dr. Izet Zeqiri në thirrjen mësimore-shkencore profesor ordinar, në Fushën e menaxhmentit dhe menaxhmentit strategjik.
Me këtë rast, dy profesorët për avancimin e tyre në këtë thirrje mësimore shkencore i uruan, rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika dhe kryetari i Bordit të Universitetit, Prof. Dr. Dennis Farrington.
Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Zamir Dika, me këtë rast vlerësoi arritjet shkencore dhe akademike të profesorëve në fjalë.
"Avancimi në thirrje më të lartë mësimore shkencore i bënë dy profesorët të jenë edhe më të angazhuar, por edhe kontributi i tyre të jetë edhe më domethënës në rritjen e performancës akademike të UEJL", tha Rektori Dika.
