Në këtë takim, rektori Dika e informoi ambasadoren Althauzer lidhur me zhvillimet e reja në Universitet për t’u integruar në rrjedhat e arsimit të lartë modern.
“UEJL me tërë kapacitetin e vet është i orientuar drejtë universitetit hulumtues, duke qenë kështu përkrah trendeve të universiteteve në Evropë dhe SHBA.”, tha rektori Dika.
Gjithashtu rektori Dika e vuri theksin edhe në programet e integruara me praktikën sipas modelit gjerman dhe për punën që po e bënë në realizimin e këtyre programeve eksperti gjerman Norbert Marks, i cili po ashtu ishte i pranishëm në këtë takim, sikurse edhe prorektori Blerim Reka dhe këshilltari i rektorit Demush Bajrami.
Ambasadorja gjermane Althauzer e vlerësoi punën e bërë në këtë universitet, duke inkurajuar rektorin, që të vazhdojë me aktivitetin e tij të paraparë për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij universiteti.
Pas takimi, ambasadorja gjermane e bëri një shëtitje nëpër kampus, ku u njoh me infrastrukturën dhe investimet e bëra nga bashkësia ndërkombëtare në Universitet.
