Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Konferencë shkencore për përvjetorin e Magna Carta-s

Konferenca shkencore ndërkombëtare për Magna Carta-n, që u mbajt më 17 qershor 2015, i tuboi në Universitetin e Evropës Juglindore(UEJL), profesorët e drejtësisë, ekspertët, gjyqtarët dhe hulumtuesit e ri për të debatuar për trashëgiminë e Magna Carta-s dhe se si rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të përfitoj në zhvillimet e tij demokratike.

“Konteksti është shumë i rëndësishëm. Mesazhi që ajo sjell - trashëgimia qoftë e Magna Carta në kontekstin e deficitit të demokracisë dhe sfidat e sundimit të ligjit në këtë pjesë të vogël të Evropës - por po ashtu të pasur me një diversitet historik dhe kulturor. “, tha rektori i UEJL-së Prof. Dr. Zamir Dika.

“Magna Carta nuk është vetëm një dokument; por është një përmbledhje e shumë prej vlerave të qytetërimit; që asnjë person nuk mund t'i mohohet e drejta e lirisë; se çdo person ka të drejtë për gjykim të drejtë; se sundimi i ligjit duhet të përkrahet në mënyrë rigoroze; se askush nuk është mbi ligjin, asnjë sundimtar apo qeveri.”, tha ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Çarls Garet.

“Simbolika e Magna Kartës ka një domethënie të fuqishme tek amerikanët në luftën e tyre për pavarësi. Po ju inkurajoj të gjithëve që të reflektoni tani, duke krahasuar të kaluarën dhe kohën kur është hartuar ky dokument”, tha në fjalimin e tij ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhejms Bejli.

Ministri i drejtësisë, Adnan Jashari, shprehu kënaqësinë që është pjesëmarrës në këtë konferencë kaq të rëndësishme.

“Shumë parime nga kjo kartë, ne si ministri po përpiqemi t’i zbatojmë edhe pse ka shumë pengesa”, tha ministri Jashari.

Kryetari i Bordit, Prof. Dr. Denis Farington, i falënderoi të gjithë ata që e kanë përkrahur dhe të gjithë ata që janë angazhuar në organizimin e kësaj konference ndërkombëtare.

“Për ne anglezët, Magna Carta ka rëndësi të veçantë. Ajo rrjedh në gjakun tonë”, tha Prof. Dr. Denis Farington.

Drejtori i Institutit “Maks van der Shtul”, Veton Latifi, në fjalimin e tij, theksoi rolin e institucionit që udhëheq në promovimin e hulumtimit dhe trajtimit të temave, siç është tema e kësaj konference.

Konferenca ndërkombëtare shkencore për Magna Carta-n u organizua nga Universiteti i Evropës Juglindore me temë: “Trashëgimia e Magna Carta-s 1215 për Ballkanin Perëndimor”.

Google+