Dekani i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, Prof. Dr. Stefan Qirici, tha se kjo konferencë për herë të parë tubon studentët dhe pronarët e bizneseve për të analizuar situatat konkrete të kompanive përkatëse.
“Studentët kanë bërë një punë shumë voluminoze, duke analizuar dhe detaje kompanitë dhe kanë dhënë shembuj konkret të zhvillim të strategjive në të ardhmen për ecurinë e kompanive të caktuara”, tha dekani Qirici.
Mentori i grupit të studentëve, Prof. Dr. Izet Zeqiri, tha se studentët kanë analizuar shumë kompani dhe kanë dhënë ide konkrete për zhvillim në të ardhmen të tyre.
“Puna e bërë nga studentët është monitoruar, në situata të caktuara kanë marrë udhëzimet e duhura dhe rezultatet janë konkrete”, tha prof. Zeqiri.
Në konferencë nga studentët u prezantuan gjithsej 17 pune nga gjithsej 60 analiza strategjike të paraqitura nga studentët.
