Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt konferenca për rolin e shoqërisë civile në transformimin politik dhe social

“Roli i shoqërisë civile në transformimin politik dhe shoqëror – përvoja nga Polonia dhe Maqedonia”, ishte tema boshte e konferencës, e cila u mbajt në Universitetin e Evropës Juglindore, të enjten (30 prill 2015), në organizim të Institutit “Maks van der Shtul” dhe NDI Maqedoni, me përkrahje të Ambasadës së Polonisë në Maqedoni.

Qëllimi i konferencës ishte të theksojë rolin e shoqërisë civile në transformimet politike dhe shoqëror, duke bërë krahasim mes Maqedonisë dhe Polonisë.

Konferencën e shpalli të hapur prorektori për planifikim dhe ndërmarrësi, Prof. Dr. Miroljub Shukarov, i cili i përshëndeti të pranishmit, duke vlerësuar konferencën si mjaft të rëndësishme.

Drejtori i Institutit “Maks van der Shtul”, Doc. Dr. Veton Latifi, u shpreh i kënaqur për organizimin e kësaj konference, e cila e ka theksuar rolin e shoqërisë civile dhe reformat, që mund të bëjë ajo në vend.

Në hapjen e konferencës, fjalë rasti mbajti edhe ambasadori polak në Maqedoni, Sh.T. Jacek Multanowski, i cili foli për transformimin e politikës në Poloni.

Për konferencën foli edhe Chris Henshaw, drejtor rezident i NDI-së Maqedoni, i cili për rolin që ka shoqëria civile në procese të ndryshe shoqërore.

Në këtë temë folën ekspertë të fushës, si Krzysztof Stanowski, kryetar i këshillit udhëheqës të Fondit të Solidaritetit në Poloni, Marek Rymsza, nga Instituti I shkencave të aplikuara në Universitetin e Varshavës, Stevo Pendarovski, professor në Universitetin Amerikan Kolegj Shkup, Mirjana Malevska nga Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi” dhe ekspert të tjerë.

Google+