Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), tashmë me sukses po i realizon pretendimet për ndërkombëtarizimin e universitetit. “Ndërkombëtarizimi është objektiv i yni dhe përparësi konkurruese, që shprehet nëpërmjet realizimit maksimal të mobiliteteve Erasmus+”, thotë rektori i UEJL, Prof. Dr. Zamir Dika.
Kështu, Zyra për bashkëpunim ndërkombëtar në bashkëpunim me Fakultetin e Administrimit Publik dhe Shkencave Politike (FAPSHP), gjatë muajve prill-maj do ketë dy profesorë ndërkombëtarë në kuadër të shkëmbimit të stafit akademik - "Erasmus staff mobility".
Sipas Doc. Dr. Veli Krecit, në FAPSHP, në muajt prill dhe maj të këtij viti, do të ligjërojë Doc. Dr. Ana Bojinovic Fenko, profesoreshë e Marrëdhënieve ndërkombëtare dhe studimeve evropiane nga Universiteti i Lubjanës, Slloveni dhe nga 3 maji deri në 7 maj, Doc. Dr. Seven Erdogan, profesor i Marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti “Recep Tayyip Erdogan”, Turqi.
