“Elhaida do të jetë ambasadorja jonë gjithëkombëtare, e cila do të na përfaqësojë me këngën dhe zërin e saj magjepsës në Evropë”, tha këshilltari i Rektorit, Demush Bajrami.
Me këtë rast, Universiteti e nderoi artisten shqiptare me mirënjohje për kontributin e saj në afirmimin e Universitetit dhe muzikës shqiptare, të cilën ia ndau provosti, Prof. Dr. Endrju Godspid ( Andrew Goodspeed).
Elhaida Dani, e këndoi këngën përfaqësuese në Eurosong “I’m Alive”, kurse përshtypje të veçantë bëri kur ajo një refren të këngës e këndoi drejtpërsëdrejti, duke luajtur në piano.
“Do t’ju përfaqësoj të gjithëve dhe do të këndoj me këto emocione, sepse sa herë që vij në këtë universitet kam një ndjenjë të veçantë, ashtu siç është universiteti juaj”, tha Elhaida.
