Ceremonia e dhënies së çmimeve në garën për ese më të mirë në Maqedoni, që organizohet për tre vite me radhë, në partneritet midis Qendrës së Gjuhëve të UEJL-së, Shoqatës Kombëtare të profesorëve të gjuhës angleze ( ELTAM ) dhe Korpusit të Paqes në Maqedoni, u mbajt të premten , me 3 prill, 2015 në Ambasadën e SHBA-së në Shkup . Besa Bytyqi , e cila e përfaqësoi Qendrën e Gjuhëve të UEJL, iu ndau fituesve shpërblime. Këtë vit, në tri kategori , konkurruan 139 nxënës nga shkollat publike dhe private në Maqedoni me esetë e tyre në temën " "Cili është ndikimi dhe rëndësia e mediave sociale në jetën tonë sot?" Ambasadori i SHBA – së, Shkëlqesia e Tij, zotëri Xhes Bejli , si mikpritës i ceremonisë , shprehu kënaqësinë për garën në nivel shtetëror dhe falënderoi Universitetin e Evropës Juglindore për mbështetjen dhe kontributin në promovimin e mësimit të gjuhës angleze në vend dhe pjesëmarrjen në evenimente të këtilla.
Ceremonia e dhënies së çmimeve në garën për ese më të mirë në Maqedoni
10 prill 2015Ceremonia e dhënies së çmimeve në garën për ese më të mirë në Maqedoni
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics