Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt tryezë e rrumbullakët për të drejtat e njeriut

“Çështje lidhur me të drejtat e njeriut: konsiderata për të tashmen dhe të ardhmen”, ishte tema e tryezës së rrumbullakët, që u mbajt në UEJL, të mërkurën (10.12.2014) në organizim të Institutit “Max van der Shtul” dhe Fakultetit të Drejtësisë.

Tryeza në fjalë u organizua me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe të 66 vjetorit të miratimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.

Në fjalimin e tij përshëndetës rektori Prof. Dr. Zamir Dika, e theksoi rëndësinë e shënimit të kësaj dite, që çdo here na bënë të reflektojmë për të drejtat e njeriut dhe respektimin e tyre si dhe na obligon të mendojmë për rolin e institucioneve akademike dhe kontributin e tyre në këtë drejtim.

Dr. sc. Mark Lasser, këshilltar juridik në ambasadën e SHBA-ve në Maqedoni, foli për liritë dhe të drejtat civile në SHBA.

Avokati i Popullit i Maqedonisë, z. Ixhet Memeti, foli për këndvështrimin e këtij institucioni sa i përket të drejtave të njeriut.

“Mesatarisht, për një vit përpunojmë rreth 8 mijë raste të shkeljes së të drjtave të njeriut. Kjo shifër është shumë e madhe në krahasim me shtetet e rajonit”, tha Memeti.

Drejtori i Institutit “Maks van der Stoel”, Prof. Veton latifi, tha se qëllimi kryesor i grupit kërkimor me te cilin e kemi organizuar këtë tryezë është që në mënyrë shkencore të jep mendimin e vet sa i përket gjendjes me të drejtat e njeriut.

“Duhet të kujdesemi, që ta mbrojmë lirinë, sepse ky është thelbi të drejtave të njeriut”, tha Latifi.

Udhëheqësi i Komitetit të Helsinkit të Maqedonisë, Gordan Kallajxhiev, foli për të drejtat e njeriut në kontekstin e reformave në sistemin e drejtësisë.

Dekania e Fakultetit të Administrimit Publik dhe Shkencave Politike, Prof. Dr. Elana Andreevska, foli për të ardhmen e të drejtave të njeriut në kuadër të grupit Viaena 20+.

Prof. Dr. Bekim Kadriu, nga Fakulteti i Drejtësisë i USHT-së, foli për të drejtën e mosdiskriminimit.

Në këtë tryezë me punimet e tyre rreth temës u prezantuan dhe Doc. Dr. Emine Zendeli.

Google+