Bordi i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), në mbledhjen e fundit, të mbajtur më datë 20 nëntor 2014, miratoi rekomandimet e Senatit të UEJL-së për avancimin në thirrje mësimore shkencore profesor ordinar për mësimdhënësit, Prof. Dr. Blerim Reka dhe Prof. Dr. Ali Pajaziti.
Prof. Dr. Blerim Reka u zgjodh në thirrjen Profesor ordinar në lëndën E drejta ndërkombëtare publike dhe Unionin Evropian, ndërkaq Prof. Dr. Ali Pajaziti në thirrjen Profesor ordinar në lëndën Sociologjia dhe metodat e kërkimit social.
Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Zamir Dika, me këtë rast vlerësoi arritjet shkencore dhe akademike të profesorëve në fjalë. "Kontributi i dy profesorëve ordinarë, tani e tutje do të jetë edhe më domethënës në rritjen e performancës akademike të UEJL", tha Rektori Dika.
