Të dy palët u morën vesh për krijimin e Akademisë së Biznesit në takimin që u realizua të hënën (1.12.2014), në UEJL.
Në këtë takim, nga Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë (FBE), kanë marrë pjesë dekani, Prof. Dr. Stefan Qirici, prodekani Doc. Dr. Selajdin Abdyli dhe drejtori i Qendrës për Zhvillimin e Biznesit (QZHB), z. Lumni Ajvazi, kurse nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), në këtë takim morën pjesë, kryetari z. Menderes Kuçi dhe Ibrahim Islami, anëtar.
U diskutuan probleme që lidhen me bashkëpunimin e vazhdueshëm për kryerjen e praktikave reale mësimore të studentëve në kompanitë që bëjnë pjesë në OEMVP, për organizimin e trajnimeve me problematika të ndryshme me kompanitë, për organizimin e tryezave të rrumbullakëta të përbashkëta, për diskutimin e plan-programeve për përgatitjen e ekonomistëve të rinj, për studime dhe projekte të përbashkëta, për hartimin e strategjive afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për zhvillimin e bizneseve, etj.
