“I brumosur me idetë iluministe evropiane, Arbën Xhaferi, u shqua me angazhimin e tij të pakursyer në lëvizjen politike e kulturore të kohës. Serioziteti dhe përkushtimi i Arbën Xhaferit u manifestuan në disa projekte konkrete, të cilat jo vetëm që i udhëhoqi, por i bëri model programatik të një filozofie kulturore e politike me taban human e kombëtar. Koha kur u themelua Universiteti i Evropës Juglindore rastis me një periudhë dramatike thyerjesh shoqërore e politike në Maqedoni. Arbën Xhaferi, i cili ka qenë një nga figurat më të rëndësishme dhe me ndikim politik në këtë kohë, u bë kështu edhe një kontribuues kryesor në themelimin e Universitetit të Evropës Juglindore. Këtu, nuk mund ta të pa e përmendur edhe rolin e faktorit ndërkombëtar, sidomos të BE dhe SHBA, pa ndihmën e të cilëve sot nuk do ta kishim këtë institucion të lartë arsimor”, tha ndërmjet tjerash, në emër të Rektorit të Universitetit të Evropës Juglindore Prof. dr. Zamir Dika, këshilltari I tij, prof. Demush Bajrami, në ceremoninë e hapjes së turneut memorial ndërkombëtar në futboll të vogël “Arbën Xhaferi”, që po mbahet për herë të dytë nga departamenti i Sportit i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Duhet theksuar se turneu organizohet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 13 vjetorit të themelimit të këtij institucioni të arsimit të lartë në
Këtë vit në këtë manifestim sportiv marrin pjesë ekipet e futbollit të vogël të Kosovës, reprezentacioni i shqiptarëve të Maqedonisë, KF Shkëndija dhe ekipi nikoqir “SEE University”.
U mbajt turneu memorial në futboll të vogël i UEJL “Arbën Xhaferi”
21 nëntor 2014U mbajt turneu memorial në futboll të vogël i UEJL “Arbën Xhaferi”
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics